Modelja shqiptare e “OnlyFans” ndez rrjetin – fustani provokues i Melissa M I lë pak vend për imagjinatën - Gazeta Express
string(101) "modelja-shqiptare-e-onlyfans-ndez-rrjetin-fustani-provokues-i-melissa-m-i-le-pak-vend-per-imagjinaten"

Yjet

Gazeta Express

14/10/2025 19:27

Modelja shqiptare e “OnlyFans” ndez rrjetin – fustani provokues i Melissa M I lë pak vend për imagjinatën

Yjet

Gazeta Express

14/10/2025 19:27

Modelja shqiptare Melissa M, e cila është bërë e njohur ndërkombëtarisht për përmbajtjet e saj në platformën për të rritur “OnlyFans”, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me postimin e fundit në Instagram.

Në disa fotografi të publikuara së fundmi, Melissa shfaqet me një fustan të zi elegant, por me një çarje të thellë e mjaft provokuese, duke bërë që rrjeti të shpërthejë në komente.

Teksa disa ndjekës e përgëzojnë për guximin dhe vetëbesimin, të tjerë e kritikojnë se ka kaluar çdo kufi mes stilimit dhe provokimit.

Fotot kanë marrë mijëra pëlqime brenda pak orësh, duke e kthyer sërish modelen në qendër të vëmendjes. Me mbi 4 milionë ndjekës në Instagram, çdo postim i saj kthehet automatikisht në lajm dhe përhapet me shpejtësi në rrjete sociale.

Melissa njihet për pozat e kuruara deri në detaj, ku ekspozimi dhe forma trupore janë shndërruar në “firmën” e saj online. Kritikët shpesh i mëshojnë faktit se ajo i tejkalon kufijtë e elegancës, ndërsa mbështetësit e konsiderojnë një figurë që promovon lirinë dhe vetëbesimin e femrës moderne.

Megjithatë, një gjë është e qartë: Melissa M di si ta mbajë publikun të përqendruar tek ajo. Në botën e Instagram-it, ku klikimet shpesh vlejnë më shumë se fjalët, modelja shqiptare duket se nuk ka ndërmend të ndalet. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement