Momente frike në NBA, lojtari i humb ndjenjat në parket - Gazeta Express
string(54) "momente-frike-ne-nba-lojtari-i-humb-ndjenjat-ne-parket"

Basketboll

Gazeta Express

07/03/2024 9:25

Momente frike në NBA, lojtari i humb ndjenjat në parket

Basketboll

Gazeta Express

07/03/2024 9:25

Gjatë mëngjesit të sotëm janë zhvilluar tetë ndeshje në Ligën NBA.

Por vëmendjen e mori sfida mes Oklahoma City Thunders dhe Portland Trail Blazers, e cila u mbyll me fitoren e Oklahomas 128:120.

Gjatë çerekut të dytë, basketbollisti Bismack Biyombo humbi ndjenjat dhe u rrëzua në parket, shkruan “Gazeta Express”.

Biyombo kolapsoi duke u rrëzuar pranë bankës rezervë ndërsa Thunder kishin një ‘timeout’.

Loja u ndërpre menjëherë, ndihma e shpejtë hyri në parket, por fatmirësisht s’kishte nevojë për ta. 31-vjeçari mori ndihmë dhe shkoi në dhomat e zhveshjes.

Biyombo po mbante kokën dhe ishte i çorientuar. Ai luajti vetëm ndeshjen e pestë për Oklahoman pasi nënshkroi kontratën më 10 shkurt. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement