Momenti kur Charlton e rrëzoi Markun me një goditje të fuqishme - Gazeta Express
string(63) "momenti-kur-charlton-e-rrezoi-markun-me-nje-goditje-te-fuqishme"

Sporte tjera

Gazeta Express

21/02/2021 8:05

Momenti kur Charlton e rrëzoi Markun me një goditje të fuqishme

Sporte tjera

Gazeta Express

21/02/2021 8:05

Florian Marku vazhdoi i pamposhtur në boks teksa mbrëmë mundi boksierin britanik, Rylan Charlton në raundin e tetë.

Dueli nisi i barabartë, teksa në raundin e tretë, Marku me disa goditje e trullosi Charltonin, por gongu nuk lejoi që boksieri shqiptar ta rrëzonte.

Më pas, në raundin e gjashtë, Charlton rikthehet dhe me një goditje të fuqishme me të majtën e rrëzoi Florian Markun, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, ai u ngrit shpejt dhe e vazhdoi duelin duke bërë rikthimin e madh.

Në raundin e tetë, me një breshëri goditjesh, Marku detyroi që kundërshtari ta hedhë peshqirin duke e dorëzuar meçin. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement