Donjeta Sadiku shënoi sot një sukses historik për boksin kosovar.
Ajo i ka siguruar Kosovës medalje botërore, duke arritur që të kualifikohet që të kualifikohet për në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, shkruan Gazeta Express.
Donjeta në çerekfinale të kategorisë deri 60 kilogramë e mposhti boksieren nga Taipei, Wu Shih-yi.
Kësisoj, 22-vjeçarja e siguroi të paktën medaljen e bronztë në këtë Kampionat Botëror.
Faqja zyrtare e Komitetit Olimpik të Kosovës ka publikuar momentin e fitores së Donjeta Sadikut, si dhe festën e saj.
Donjeta Sadiku është ende në garë për medaljen e artë dhe të argjendtë. Ajo tani do të garojë në gjysmëfinale. /Gazeta Express/