Tyson Fury e ka mbrojtur titullin WBC në peshën e rëndë.
Boksieri britanik e fitoi meçin e zhvilluar të shtunën mbrëma, kundër Derek Chisoras, shkruan Gazeta Express.
Fury e dominoi këtë luftë nga fillimi, teksa ia doli edhe ta nokautonte boksierin nga Zimbabve.
Lufta mes tyre shkoi deri në raundin e dhjetë, kur dhjetë sekonda para se të përfundonte ky raund, gjyqtari Victor Louglhin ndërhyri dhe e mbylli meçin.
That @Tyson_Fury uppercut ?#FuryChisora | DEC 3 | @ESPNPlus pic.twitter.com/K5aRuscAKN
— Top Rank Boxing (@trboxing) November 28, 2022
Për Tyson Furyn ishte kjo fitorja e 33-të në karrierën e tij profesionale, si dhe fitorja e 24-të me nokaut.
Kurse, për Derek Chisoran ishte kjo humbja e 13-të në karrierën e tij. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...