Kryefjala e Big Brother VIP Kosova dhe Albania, reperi Gjesti ka bërë një rreng interesant sonte për banorët
Fillimisht ai tha se do të largohet nga shtëpia, derisa filloi që të përshëndetët me banorët që ishin brenda.
Shumë nga këta banorë filluan të qajnë derisa Gjesti u fsheh në një dollap në lavandëri të shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4.
Pas një ore ai doli dhe nga kjo lojë ai tha se ka kuptuar se kush janë armiqtë e tij më të mëdhenj.
Sipas tij, ata janë Gerta Gixhari dhe Laert Vasili – që ishin të vetmit që ju gëzuan në njëfarë forme largimit të tij.
Pas daljes, në lavandëri Gjesti takoi Xenin i cili e mori “kaliçuk Gjestin” dhe e dërgoi në dhomën e ndejës ku Gjesti menjëherë filloi një debat me Gertën. /GazetaExpress/