Ylli i Love Island, Ana Vakili ka dhënë detale për një “operacion të tmerrshëm” në Turqi për të hequr dhjamin e tepërt në të pasme, duke thënë se “ajo mendonte se do të vdiste” dhe se aty e kishte parë pse ky operacion është i “lirë në Turqi”
Ylli i Love Island, Anna Vakili ka pranuar se ajo mendoi që ajo dhe motra e saj Mandi “ishin afër vdekjes” pas një përvojë të tmerrshme për të bërë operacion të pasmet, për t’i bërë ato të pasme braziliane.
Influencierja (31) dhe motra asaj shkuan në urqi për këtë procedurë, por Anan shpjegoi që ajo vazhdimisht pendohet për këtë operim sekret që asaj i është dukur si “i tipit të Frankesteinit”.
Duke folur për podcastin e tyre, “Sisters In the City”, Anna tha se operacioni i parë i të pasmeve të saj ishte bërë në Londër dhe ajo “ishte ndier mirë” por “ajo donte më tepër” kështu që vendosi të shkonte jashtë për t’i hyrë briskut.
Motrat thanë që ato dëshironin “një opsion më të lirë” por ato mbetën “të mbuluara me gjak si në filmat horror” nga operacioni i rrezikshëm.
“Hera e dytë që ne e bënim këtë, ne shkuam në Turqi dhe unë dhe Mandi menduam se do të vdesim jashtë vendit. Ishte shumë e frikshme”. /GazetaExpress/







