Ky është një humor edhe më i keq se G. I. Jane! Will Smith është cilësuar si një hipokrit pasi që një video tregon ku ai bën humor me një burrë qel dhe i cili i kishte humbur flokët – pasi ai goditi Chris Rock në faqe me shuplakë
Will Smith është shpërfaqur ndryshe në një video online ku aktori bën humor me një burrë që nuk ka flokë.
Ylli i “Fresh Prince” është bërë objekt debati të dielën gjatë ndarjes se Oscars kur e goditi më shuplakë Chris Rock në skenë pasi që ai bëri humor me flokë të gruas së tij.
Jada Pinkett Smith vuan nga sëmundja e alopecia dhe Chrisi e ka përqeshur atë duke bërë humor se ajo ishte gati për të luajtur rolin e G.I. Jane.
Por një video ka qarkulluar online ku aktori është në një paraqitje më 1991 në The Arsenio Hall Show, duke bërë humor me basistin John Williams për atë se ai nuk ka flokë.
“Ai ka një rregull, basisti: Ai duhet ta depilojë kokën çdo ditë. Ky është një rregull”, dëgjohet të këtë thënë ai.
“Ah, këto janë shaka”, ka thënë ai pasi që publiku ka filluar të qesh. /GazetaExpress/






