Një kallabllak eventesh n’Prishtinë e n’Tironë, nga muzika elektronike – në klasike, nga shkrimi kreativ – n’premierë filmash e shfaqje teatrale, plus rekomandime për modë vendore.
Po shkojnë javët shpejt, sidomos kur ka festa (Urime Pashkët juve që festoni!), por e bonëm edhe n’ditë pushimi një top listë me top rekomandime se ku me shku, çka me bo, çka me këqyr e çka me dëgju:
Filharmonia e Kosovës po vazhdon me një agjendë të dendun eventesh, tash me dirigjentin francez Aurélien Azan Zielinski ndërsa Urta Haziraj ju sjellë muzikë baroku në Bibliotekë Kombëtare. Në Zonë keni party për me festu 10-vjetorin e kolektivit parisien Yoyaku, ndërsa në Gjilan ka shfaqje teatrale e titullume “Jam unë ajo” nga Valmira Thaqi dhe Dituri Neziraj me regji nga Erson Zymberi.
Nëse doni me përdor javën me mësu pak qysh me shkru për art, ose pak shkrim kreativ, i keni dy master-klasa apo punëtori interesante: Shkelzen Maliqi osht mësues i përkrym për kritikë arti dhe e ka punëtorinë në Hanin e 2 Robertëve, e Europe House e organizon një master klasë me Ervina Halili për shkrim kreativ.
Në Kino Jusuf Gërvalla e keni një super film “Mars Express” nga shkolla franceze e filmave të animum, ndërsa në Tironë po i rekomandojmë shfaqjen premierë “Ndodhia e çuditshme e qenit në mesnatë” në teatrin Metropol dhe ekspozitën e Kairo Urovi “Endem rrugës për diku” ne hapësinën Bazament. Krejt në fund, ju sjellim edhe një rekomandim mode kosovare për merakli, nga brendi Meraki. Super listë!
Për listën e plotë, klikoni KËTU:https://suzannepodcast.substack.com/p/monday-marks-21-prill
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...