string(21) "monday-marks-28-prill"

Arte

Gazeta Express

28/04/2025 15:32

Monday Marks, 28 prill

Arte

Gazeta Express

28/04/2025 15:32

Java e 1 majit sjell numër rekord të ngjarjeve dhe rekomandimeve. Ku me shku, çka me përjetu, qysh mu inspiru e çka me shiku këtë javë? Qe top lista e rekomandimeve Monday Marks!

Një maji osht gjithmonë një farë fillimi i ringjalljes së natyrës, skenës kulturore, aktiviteteve pranverore/verore.

Poooor, këtë javë e shënojmë edhe njëvjetorin e Monday Marks!!! MM të parë e kemi shkru tu pi kafe e tu hongër vo shakshuka në Cafe Mogador në mahallën East Village në Nju Jork, e tu mendu qysh me mbulu skenën e artit e kulturës në Kosovë pak ma fun e pak ma sistematikisht.

Lexo Edhe:

Për 1 vjet i kemi mbulu mbi 600 ngjarje nga arti vizuel, filmi, teatri, muzika, moda, botimet. Edhe qe… mas një viti me plot laramani eventesh, po ju sjellim edhe një top listë me plot top rekomandime e mini-reviews: prej koncerteve jazz në Mitrovicë dhe heavy rock në Termokiss, deri te ekspozita arti të Valdrin Thaqit në Galeri Kombëtare, Genc Rodiqit në Europe House dhe një ekspozite të trashëgimisë në Sahat kullë të Prizrenit.

Me shënu Ditën e Punëtorëve e keni edhe shfaqjen publike të filmit ndërkombëtarisht të shpërblym “Krahu i punëtorëve” në sheshin Zahir Pajaziti, shfaqjen teatrale “Ëndërroj” në ODA. Po ju rekomandojmë me vizitu hapsinën e re të SerpentClaws për pak art dhe zbukurim thonjësh, me hangër e me pi në Tuttovino me menaxhment të ri. Mundeni me lexu zinën Potpuri e nëse doni me dal (menç) shkoni në Ulqin ose Tiranë për festivale pranverore…

Numër rekord rekomandimesh për këtë javë! Shihemi najkah.

Për listën e plotë, klikoni KËTU: 

https://suzannepodcast.substack.com/p/monday-marks-28-prill