Bukuroshja dhe këngëtarja kosovare, Morena Taraku është shfaqur tepër seksi buzë një pishine
Bukuroshja, e cila ditë më parë ishte parë afër babait të saj në spital të cilin e ushqente, sot është parë buzë një pishine duke e vazhduar luksin e saj.
E në krah ajo ka pasur një çantë Louis Vuitton.
Morena ditë më parë ka lansuar këngën e saj më të re, “F… Your Location”, që është një dis i saj për fansat që ia përmendin asaj një thënie nga një audio incizim ku ajo thotë “Qoma lokacionin”, një mashkulli.
Morena, po ashtu gjatë pandemisë është duke u përkujdesur për babin e saj i cili është sëmurë dhe gjendet në një klinikë në Turqi. /GazetaExpress/





