“Mos rrej”, “Çdo festë po prishet nga Ganiu” – Vazhdon debati mes Santianës, Edonës dhe Ganiut - Gazeta Express
string(86) "mos-rrej-cdo-feste-po-prishet-nga-ganiu-vazhdon-debati-mes-santianes-edones-dhe-ganiut"

TV/Film

Gazeta Express

23/12/2023 1:10

“Mos rrej”, “Çdo festë po prishet nga Ganiu” – Vazhdon debati mes Santianës, Edonës dhe Ganiut

TV/Film

Gazeta Express

23/12/2023 1:10

Të mërkurën e kësaj jave, në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2 u organizua një ndejë për banorët nga Vëllai i Madh.

Pas ndejës, aty u zhvilluar një debat i ashpër mes Ganiut, Edonës dhe Santianës. Kjo pasi një gotë verë u derdh mbi trupin e Santianës, pasi Ganiu nuk dëshironte që Edona të merrte verë nga gota e tij.

Në këtë ‘Prime’, Ganiu tregoi se pse ka reaguar ashtu: “Kur tjerët dëshirojnë t’i ndajnë gjërat e mia, kur e marrin pa lejen time, atëherë i bie që nuk më respektojnë”.

Pas kësaj, Edona foli menjëherë duke thënë se Ganiu reagoi ashtu pasi nuk do të kishte më alkool për të pirë.

“Të vjen inati sepse e ki se më nuk do të kishte alkool për të pirë, ti kështu reagon për alkool. Mos rrej, për alkool e ke pasë, o pijanec mos rrej. Ti i merr çdo herë gjërat e mia pa pyetur”, tha Edona.

E pa u sqaruar e pa dhënë mendimin e saj nuk mbeti as Santiana, ajo akuzoi Ganiun se çdo ndejë e prish komediani për shkak të alkoolit.

“Unë kesh afër, masi thotë se duhet ta respektoj dhe pyesim, atë Edona e mori vetëm pak dhe e vendosi në gotën e vet, dhe ai filloi të bëjë be se nuk do ta japë. Është bërë shprehi se çdo festë të prishet për shkak të alkoolit nga Ganiu”, tha Santiana.

Advertisement
Advertisement
Advertisement