“Mos u huto”, sfida e buxhetit nga Artmotion çon ‘peshë’ shtëpinë - Gazeta Express
string(60) "mos-u-huto-sfida-e-buxhetit-nga-artmotion-con-peshe-shtepine"

TV/Film

Gazeta Express

26/11/2024 0:39

“Mos u huto”, sfida e buxhetit nga Artmotion çon ‘peshë’ shtëpinë

TV/Film

Gazeta Express

26/11/2024 0:39

“Mos u huto”, ka qenë sfida e buxhetit për javën që lamë pas nga ArtMotion teksa të dy grupet arritën buxhetin prej 50 për qind.

Banorët u testuan në memorizim, logjikë dhe aftësi bashkëpunimi.

Loja u zhvillua në dy faza, të enjten dhe të premten, ku banorët vepruan në dy grupe të ndryshme. Kapitenët e grupeve janë Gresa dhe Edi, të përzgjedhur nga “Vëllai i Madh”, të cilët do të udhëheqin ekipet e tyre për të përmbushur detyrat.

Në led, shiritat në dhomën e ndejës do të shfaqen për gjatë ditës së sotme, disa fjalë të cilat do të qëndrojnë për vetëm një minutë dhe banorët duhet t’i mbajnë në mend.

Dy ekipet i kishin fjalët e ndryshme, ndërkaq gongu do të binte secilën herë që shfaqet diçka në ekran si lajmërim.

Gongu ka dy tingëllima, ekipi i Gresës është huti, ndërkaq ekipi i Edit është ujku.

Të gjitha fjalët që shfaqet gjatë ditës, e formulojnë një fjali, të cilën kapitenët e grupeve e kanë për detyrë ta thonë me renditje dhe të plotë, kur e kërkon “Vëllai i Madh”.

Për të parë se si ia dolën banorët në sfidën, klikoni videon në linkun më poshtë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement