Moti i keq me reshje të dendura shiu ka shkaktuar përmbytje masive në disa ishuj të Greqisë, veçanërisht në Mykonos, Paros dhe Kretë.
Mediat greke bëjnë me dije se stuhia e shiut sgkaktoi probleme edhe në aeroportin e Chanias në Kretë, pasi tre fluturime të mëngjesit nga Athina u anuluan, fluturimi nga Paphos në Chania u ul në Heraklion, ndërsa dy fluturime nga Helsinki dhe Oslo kanë ndryshuar orar.
Në ishullin e Kretës shumica e problemeve janë identifikuar në Chania.
Siç raporton zarpaneës.gr, rrugët në Tsikalaria, Souda, Vamvakopoulos dhe në qendër të qytetit të Chania janë përmbytur ndërkohë që ekipet zjarrfikëse anë marrë shumë telefonata.
Ka pasur edhe persona të shpëtuar nga makinat , pasi uji ishte ngritur në një lartësi të madhe dhe për rrjedhojë qytetarët hasën vështirësi për të dalë nga automjetet e tyre.
Në Paros i ktheu rrugët në përrenj të rrëmbyeshëm. Përmbytjet, mbeturinat, balta dhe makinat krijuan një skenë shkatërrimi biblik. Për orë të tëra, qarkullimi në rrugët kryesore ishte i pamundur, pasi përrenjtë u frynë dhe shkëmbinjtë u shkëputën nga shpatet, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë edhe aksesin e ekipeve të shpëtimit.
E njëjta situatë është regjistruar edhe në Mykonos. Breshri dhe shiu goditën me furi ishullin e erërave. Rrugët u kthyen në lumenj dhe përmes përrenjtë e vrullshëm të ujit rrëmbyen makinat, të cilat ishin bllokuar në rrugicat e ngushta të ishullit.
Në disa vende niveli i ujit ka kaluar një metër, duke i kthyer rrugët në lumenj dhe duke bërë të pamundur kalimin e mjeteve dhe këmbësorëve. Dhjetëra banorë u detyruan të mbeten të bllokuar në shtëpitë e tyre, në pamundësi për t’u larguar, ndërsa autoritetet morën thirrje të vazhdueshme për ndihmë.