string(35) "moti-neser-dhe-diteve-ne-vazhdim-53"

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Lajme

Gazeta Express

31/03/2025 23:24

Prilli në Kosovë fillon i ftohtë, me vranësira e reshje lokale shiu. Do të fryjnë erëra të ftohta nga veriu dhe verilindja, ndërsa në viset e larta malore priten fjolla bore. Temperaturat nga 3 minimalja deri në 12 gradë Celsius maksimalja.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Martën pritet të mbajë mot me vranësira e riga lokale shiu, ndërsa në disa zona me disa intervale kohore me diell. Nganjëherë në disa zona të Maqedonisë së Veriut reshjet do të jenë të intensitetit më të lartë e në malet e larta reshje bore.

Lexo Edhe:

Nga e mërkura na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell dhe nuk do të mungojnë rigat lokale të shiut të cilat në disa rajone do të jenë në formë të rrebesheve lokale me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Më shumë bubullima pasditeve priten në jug dhe perëndim të Shqipërisë. Temperaturat do të fillojnë të rriten gradualisht.

Të Dielën në Kosovë mundësi për reshje bore./MeteoBallkan