string(56) "motra-e-lotines-flet-hapur-se-cfare-dhendri-eshte-mozzik"

Rozë

Gazeta Express

22/07/2024 14:57

Motra e Lotinës flet hapur se çfarë dhëndri është Mozzik

Rozë

Gazeta Express

22/07/2024 14:57

Kënga Haziri, vajza e ish-kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, së fundmi në një emision në Klan Kosova ka ndarë detaje nga jeta e saj personale dhe është pyetur për tashmë dhëndrin e ri të familjes, këngëtarin e njohur Mozzik.

Ajo ka theksuar mbështetjen e familjes për motrën e saj, Lotina Haziri, e cila e ka konfirmuar lidhjen me reperin Gramoz Aliu, i njohur ndryshe si Mozzik.

Lexo Edhe:

“Ekskluziviteti i kësaj i takon Lotinës. Ne thjeshtë jemi të lumtur që Lotina është e lumtur. Për çdo zgjedhje të asaj ne jemi mbrapa. E suportojmë përderisa ajo është e lumtur,” tha Kënga Haziri.

E pyetur se si iu duket Mozzik si dhëndër, Kënga zgjodhi t’i lërë vlerësimet e para motrës së saj, duke shtuar: “Për këtë do të flasë e para Lotina, pastaj do të flasim të gjitha. Po ia lemë Lotinës”.