string(77) "mourinho-e-kujton-ndeshjen-ndaj-barcelones-ishte-humbja-me-e-mire-ne-karriere"

Mourinho e kujton ndeshjen ndaj Barcelonës: Ishte humbja më e mirë në karrierë

Futboll

Gazeta Express

25/04/2025 9:06

Interi dhe Barcelona do të përballen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku rikthehen në fazën e njëjtë në të cilën ishin para 15 viteve.

Atëbotë, Interi kishte avancuar tutje, pas fitores 3:1 në ndeshjen e parë dhe humbjes 1:0 në përballjen e kthimit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

E lidhur me ndeshjen e kthimit, ka folur trajneri i atëhersh i Interit, Jose Mourinho.

Trajneri portugez e cilësoi atë si humbjen më të mirë në karrierë.

“Mendoj se isha i shkëlqyer në mënyrën se si organizova ekipin. Ne u mbrojtëm me të gjitha forcat, me zemër, me shpirt. Kjo është humbja më e mirë në karrierën time. Ne dhamë gjithçka, humbëm 1-0, por arritëm në finale”, u shpreh Mourinho.