Mourinho flet për Portugalinë, zbulon kombëtaren që e befasoi më së shumti - Gazeta Express
string(73) "mourinho-flet-per-portugaline-zbulon-kombetaren-qe-e-befasoi-me-se-shumti"

Futboll

Gazeta Express

09/07/2024 11:47

Mourinho flet për Portugalinë, zbulon kombëtaren që e befasoi më së shumti

Futboll

Gazeta Express

09/07/2024 11:47

Euro 2024 ka hyrë tashmë në fazën e fundit, teksa sot dhe nesër luhen ndeshjet gjysmëfinale.

E trajneri i njohur i futbollit që aktualisht është pjesë e Fenerbahces, Jose Mourinho e ka analizuar kampionatin deri më tani.

Ai tha se u zhgënjye pak nga Portugalia, pasi që sipas tij potenciali i ekipit ishte shumë i lartë.

“Gjithmonë ka zhgënjim kur mendoni se mund të bëni më mirë. Potenciali i ekipit ishte shumë i lartë. Nuk gabova shumë në parashikimet e mia kur thashë që Portugalia, Franca dhe Anglia ishin favoritë”, tha Mourinho.

Tutje, “The Special One” tha se befasia më e madhe për të në Euro 2024 është Spanja.

“Spanja është surpriza më e madhe për mua. Është skuadra që luan më mirë”, u shpreh Mourinho.

Advertisement
Advertisement
Advertisement