MPB: Disa persona paraqiten rrejshëm në emër të MPB-së dhe EUROPOL-it duke dërguar ftesa të rreme lidhur me hetime të supozuara - Gazeta Express
string(126) "mpb-disa-persona-paraqiten-rrejshem-ne-emer-te-mpb-se-dhe-europol-it-duke-derguar-ftesa-te-rreme-lidhur-me-hetime-te-supozuara"

Maqedoni

Gazeta Express

02/07/2024 15:54

MPB: Disa persona paraqiten rrejshëm në emër të MPB-së dhe EUROPOL-it duke dërguar ftesa të rreme lidhur me hetime të supozuara

Maqedoni

Gazeta Express

02/07/2024 15:54

Ministria e Punëve të Brendshme informon publikun se disa qytetarë dhe subjekte juridike janë targetuar nga persona që paraqiten rrejshëm në emër të MPB-së dhe EUROPOL-it, duke dërguar ftesa të rreme lidhur me një hetim të supozuar në vazhdim.

U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e këtyre mashtrimeve. Sektori për Krimin Kompjuterik pranë MPB-së tashmë ka marrë masat e duhura për ndjekjen dhe ndëshkimin ligjor të autorëve.

Lexo Edhe:

Sektori për Krimin Kompjuterik apelon tek qytetarët dhe subjektet juridike që të mos hapin dokumente të bashkëngjitura në mesazhe që nuk vijnë nga dërgues të verifikuar dhe të njohur për ta. Të mos bien pre e mashtrimeve të këtij lloji dhe subjektet juridike të marrin masa për mbrojtjen e sistemeve të tyre kompjuterike nga softueri potencialisht i dëmshëm, në përputhje me procedurat e tyre të brendshme për sigurinë kibernetike.