MPJ: Petkoviqit iu refuzua vizita për shkak të shkeljes së marrëveshjes për vizitat e ndërsjella dhe propagandës - Gazeta Express
string(111) "mpj-petkoviqit-iu-refuzua-vizita-per-shkak-te-shkeljes-se-marreveshjes-per-vizitat-e-ndersjella-dhe-propagandes"

Lajme

Gazeta Express

26/06/2024 13:41

MPJ: Petkoviqit iu refuzua vizita për shkak të shkeljes së marrëveshjes për vizitat e ndërsjella dhe propagandës

Lajme

Gazeta Express

26/06/2024 13:41

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka konfirmuar se ka refuzuar kërkesën e drejtorit të së ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, për të ardhur në Kosovë.

Këshilltari politik në MPJD, Leutrim Sahiti, ka thënë për Gazetën Express se arsyeja e refuzimit është për shkak të shkeljes së marrëveshjes për vizita të ndërsjella e gjuhës së tij provokuese kundër shtetit të Kosovës.

Lexo Edhe:

“Në lidhje me pyetjet tuaja ju informojmë që personit në fjalë i është refuzuar vizita në Kosovë, për shkak të shkeljes së marrëveshjes për vizitat e ndërsjella, deklaratat propaganduese dhe gjuhën e tij provokuese kundër Kosovës dhe qytetarëve të saj”.

Zyra serbe pretendoi se i është ndaluar vizita në Kosovë për “të qenë pranë serbëve për Vidovdan”.

Kjo zyre gjithashtu pretendoi se vizita u paralajmërua në “përputhje me të gjitha marrëveshjet e vlefshme për lëvizje të lirë” dhe se qëllimi i vizitës ishte kryekëput “i natyrës fetare”, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “e ndaloi vizitën dhe kështu i shkeli të gjitha arritjet e bisedimeve në Bruksel”.