string(108) "muharremi-kritikon-vv-ne-nje-parti-qe-godet-bizneset-dhe-ekonomine-eshte-modeli-me-i-keq-duhet-te-bojkotohet"

Muharremi kritikon VV-në: Një parti që godet bizneset dhe ekonominë është modeli më i keq – duhet të bojkotohet

Lajme

Gazeta Express

21/04/2025 12:09

Analisti dhe njohësi i çështjeve ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar sërish në rrjetet sociale lidhur me situatën e rënduar ekonomike në vend. Ai ka ngritur shqetësimin për ndikimin negativ që, sipas tij, po shkakton rritja e çmimeve, veçanërisht e energjisë elektrike, e cila është shtrenjtuar për herë të tretë që nga viti 2021.

Muharremi ka theksuar se është shumë më e arsyeshme të bojkotohet një parti politike sesa të lejohet dëmtimi i ekonomisë së vendit dhe bizneseve vendore

Lexo Edhe:

“100 herë më mirë është të bojkotohet një parti politike sesa ekonomia e vendit – ata që e mbajnë këtë shtet gjallë. Një parti që godet bizneset vendore dhe ekonominë është modeli më i keq i mundshëm. Dështimet në qeverisje dhe në formimin e institucioneve publike nuk mund të mbulohen me dogma nacionaliste që tashmë u ka kaluar koha,” ka shkruar ai.