string(117) "muharremi-kurtit-cka-ka-lidhje-sa-komuna-i-fiton-kur-e-fut-koken-nen-dhe-e-nuk-e-flet-nje-fjale-per-hallet-e-popullit"

Lajme

Gazeta Express

31/03/2025 11:26

Muharremi Kurtit: Çka ka lidhje sa komuna i fiton kur e fut kokën nën dhe e nuk e flet një fjalë për hallet e popullit

Lajme

Gazeta Express

31/03/2025 11:26

Shenoll Muharremi i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pas postimit për fitoren e 9 shkurtit në 22 komuna.

Ai i ka bërë thirrje Kurtit që “ta harrojë votën për vete dhe interesin personal” dhe që “të fokusohet tek problemet e publikut dhe qytetarit”.

Lexo Edhe:

“Harrojeni për një moment votën për vete dhe interesin personal. Fokusohuni tek problemet e publikut dhe qytetarit, bizneseve dhe ekonomisë. Çka ka lidhje sa komuna i fiton kur e fut kokën nën dhe e nuk e flet një fjalë për telashet dhe hallet e popullit. Koncentrohuni me e zgjidh krizën e faturave dhe çmimin e rrymës. Qajo është detyra juaj.”, ka shkruar ai.