Ylli veteran i Bayern Munichut, Thomas Muller, është bërë cak i talljeve në rrjete sociale për shkak të gabimit të tij në një korner, kur tentoi ta harkojë topin në zonë, por në vend të kësaj e gjuajti atë jashtë vijave.
Thomas Muller është i aftë për të bërë shumë gjëra në fushën e lojës në futbollit. Ai shpeshherë di të shfaqet në vendin e duhur, në kohën e duhur dhe ka sy të mirë për t’i parë bashkëlojtarët kur ata janë në pozita më të mira se ai, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, harkimi i topin në zonë nga korneri duket se është një aspekt i lojës që 30-vjeçari nuk e ka mjeshtëruar ende.
Edhe pse Bayerni arriti ta mposhtë me rezultat 1:0 Schalken në çerekfinalen e kësaj jave të Kupës së Gjermanisë, kjo natë ishte një për t’u harruar për Mullerin, pasi që ai ishte përgjegjësi për momentin që mori më së shumti vëmendja nga ndeshja e së martës.
Thomas Müller – a man of many talents. Just not corner kicks ??#S04FCB pic.twitter.com/nqPn5t7z09
— The DFB-Pokal (@DFBPokal_EN) March 3, 2020
“Thomas Muller – njeri i shumë talenteve. Vetëm jo për kornerë”, shkroi faqja zyrtare e Kupës së Gjermanisë në Twitter. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...