string(73) "mungoi-ne-dasmen-e-eglit-dhe-gjestit-danja-zbulon-arsyen-se-pse-nuk-shkoi"

Mungoi në dasmën e Eglit dhe Gjestit! Danja zbulon arsyen se pse nuk shkoi…

Yjet

Gazeta Express

17/04/2025 22:37

“Besoj është një gjendje emocionale që disa prej banorëve e kalojnë…”

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Danja Koka. Ish-banorja, e cila preku gjysmëfinalen e BBV pasi 103 ditëve qëndrim në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ajo ka zbuluar gjithçka rreth rrugëtimit të saj dhe jo vetëm…

Lexo Edhe:

Teksa po diskutonin në studio në lidhje me dasmën e Eglit dhe të Gjestit, Elona e pyeti Danjën se pse nuk ishte pjesë pavarësisht se ata e kishin ftuar? Në lidhje me këtë ajo u përgjigj duke thënë:

Unë nuk e dija, në fakt kur unë kam dalë nuk e kam parë “Big Brother”-in sepse jam marrë me rehatinë time sepse doja të shkëputesha pak nga e gjithë gjëja. Besoj është një gjendje emocionale që disa prej banorëve e kalojnë, e kisha të rëndësishme të merresha me veten time. Unë planifikova që të isha jashtë Tirane, nuk e dija fare që këta do të bënin një dasmë. Kur mora vesh që më kanë ftuar unë e kisha një angazhim shumë të rëndësishëm dhe nuk isha në Tiranë.

Ndër të tjera ajo shtoi se:

Do të doja shumë që të isha sepse më thanë që të dy më kishin ftuar dhe Egli dhe Gjesti. Nuk munda dhe e kisha shumë të rëndësishme atë gjënë dhe prandaj nuk shkova.