Mungoi në stërvitje, por Mbappe emërohet në skuadrën e PSG-së kundër Dortmundit - Gazeta Express
string(78) "mungoi-ne-stervitje-por-mbappe-emerohet-ne-skuadren-e-psg-se-kunder-dortmundit"

Gazeta Express

11/03/2020 15:08

Mungoi në stërvitje, por Mbappe emërohet në skuadrën e PSG-së kundër Dortmundit

Gazeta Express

11/03/2020 15:08

Kylian Mbappe është emëruar në skuadrën e Paris Saint-Germainit për ndeshjen kundër Borussia Dortmundit, pasi u rikuperua nga një infeksion në fyt. Ndërkohë, kapiteni i Thiago Silva është ende duke u rikuperuar nga lëndimi i tij dhe s’do të luajë në mesjavë.

Sulmuesi francez Kylian Mbappe ishte në dyshim për ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve në Parc des Princes pasi që po vuante nga  një infeksion në fyt, që ia pamundësoi atij të stërvitet këtë javë, transmeton Gazeta Express.

Madje, të martën u raportua se Mbappe ishte testuar për koronavirus, e rezultatet e këtij testi dolën negative. Ai të mërkurën u stërvit për herë të pak me bashkëlojtarët e tij dhe tani është emëruar në skuadër.

Mbappe luajti 90 minuta të plotë në disfatën e PSG-së me rezultat 2:1 kundër Dortmundit në Gjermani, që në fund u vendos nga dy golat e shënuara në pjesën e dytë të ndeshjes nga Erling Haaland.

Kampionia në fuqi e Ligue 1, PSG-ja, nuk ka luajtur që nga fitorja e javës së kaluar me rezultat 5:1 kundër Lyonit në gjysmëfinale të Kupës së Francës, gjatë të cilës Mbappe shkëlqeu me një het-trik të shënuar.

Paris Saint-Germaini ishte planifikuar të luante kundër Strasbourgut të shtunën, mirëpo ndeshja u shty për shkak të koronavirusit. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement