Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ka bërë të ditur se ai e njeh trajnerin e Sllovenisë, Matjaž Kek, pasi që e kishte pasur atë kapiten nëMaribor. Ai ka thënë se do ta telefonojë atë për ta ngacmuar e për t’i thënë se Kosova do ta mposhtë në Ligën e Kombeve.
Të martën në Amsterdam, Kosova i mësoi kundërshtarët për edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Shorti i ra që në Grupin 3 të Ligës C, Kosova të përballet me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë, raporton Gazeta Express.
Ky ishte një short mjaft i vështirë, pasi që Kosova do të përballet me dy skuadrat më të forta në letër nga Liga C e Ligës së Kombeve – Greqia dhe Sllovenia, që janë aktualisht të radhitura në pozitën e 54-t dhe të 64-t në ranglistën e FIFA-s, përderisa Kosova është e 115-ta.
Munishi e vlerëson si trajner të mirë dhe që e njeh mirë futbollin edhe trajnerin e Sllovenisë, me të cilin kishte bashkëpunuar në të kaluarën, por thotë se tani do të duhet ta telefonojë atë për ta ngacmuar para ndeshjeve mes dy ekipeve kombëtare.
“Ai është trajner i suksesshëm dhe e njeh mirë futboll. Kam pasur kontakt deri vonë me të, por tash duhet ta thirri sërish, ta ngacmoj e t’i them se do ta mposhtim”, tha Munishi në emisionin sportiv “Favorit” në T7. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...