string(66) "munishi-ngacmon-driten-dhe-intelektualet-sot-ata-bene-tifo-per-mua"

Munishi “ngacmon” Dritën dhe Intelektualët: Sot ata bënë tifo për mua

Futboll

Gazeta Express

11/12/2022 15:32

Prishtina dhe Ballkani janë ndarë baraz 1:1 në ndeshjen e fundit për këtë vit kalendarik në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani e pati epërsinë pothuajse për tërë ndeshjen, por e lëshoi nga duart në sekondat e fundit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kësisoj, Ballkani nuk arriti të shpallej kampion vjeshtor, kurse Drita iu gëzua këtij epiteti.

Pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi tha se Drita dhe “Intelektualët” kanë bërë tifo për të

“Realisht ne i dimë kualitetet e Ballkanit. Në çdo ndeshje shkojmë për fitore. Jemi Prishtina. Isha i kënaqur me angazhimin e lojtarëve. Ishin disa episode në këtë ndeshje. E kishim përgatitur takimin shumë mirë, ndërsa golin e morëm prej pakujdesisë. Më pas u desh të luanim ndryshe, por jam i kënaqur. Mendoj që epilogu reali shte barazimi. Ndoshta po të kishim shënuar gol më herët, do të mund ta përmbysnim ndeshjen sepse kishim epërsinë numerike të lojtarëve. Të paktën, sot “Intelektualët” dhe Drita bën tifo për mua”, tha Munishi pas ndeshjes.