string(90) "murati-flet-ne-emer-te-qytetareve-cilado-parti-qe-levize-do-te-kete-vleresim-nga-qytetaret"

Murati flet në emër të qytetarëve: Cilado parti që lëvizë, do të ketë vlerësim nga qytetarët

Lajme

Gazeta Express

25/04/2025 9:50

Deputeti Hekuran Murati ka folur në emër të qytetarëve, duke i bërë thirrje opozitës ta votojë kryetaren e Kuvendit.

“Besoj që gjithçka deri më tani e kemi bërë publike. E kemi edhe një vazhdim të radhës. Shpresoj edhe një herë që opozita të reflektojnë në mënyrë që të zhbllokohet procesi. Nuk është e nevojshme çfarë po ndodh. Janë 120 deputetë, ka vullnet për të shkuar përpara. Ka taktizime të panevojshme. Unë mendoj që cilado parti që bënë hapin të lëvizë tutje e të ndihmojë në konstituimin e Kuvendit, do të ketë vlerësimin tek qytetarët. Besoj që as qytetarët nuk është se po kënaqen duke parë këto seanca”, tha Murati.

Lexo Edhe: