Çdo të premte, vajzat e “Për’puthen” duhet që të bëjnë zgjedhjet e tyre për takimet e javës që vjen. Kjo është pjesa ku herë pas here ka edhe debate, pasi vajzat mund të zgjedhin të njëjtin djalë, e ky i fundit duhet pastaj të zgjedhë njërën prej tyre.
Ditën e djeshme, Sindi vendosi që javën që po vjen të bëjë një takim me Muratin. Të dy kanë treguar më herët se kanë një pëlqim me njëri-tjetrin.

E kur Bora Zemani tha: “Sindi ka zgjedhur Muratin”, iu drejtua duke e pyetur: “Je dakord?”. “Jam shumë dakord”, përgjigjet ai, teksa i dërgon edhe një puthje Sindit.
Në këtë moment, Loco çohet në këmbë dhe pret puthjen që Murati nisi për Sindin dhe ia ktheu mbrapsht. Kjo shkaktoi të qeshura në studio.


Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...