Musa Hajdari do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Tokio 2020 - Gazeta Express
string(61) "musa-hajdari-do-te-marre-pjese-ne-lojerat-olimpike-tokio-2020"

Sporte tjera

Gazeta Express

30/06/2021 11:33

Musa Hajdari do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Tokio 2020

Sporte tjera

Gazeta Express

30/06/2021 11:33

Musa Hajdari do të përfaqësojë Kosovën në sportin e atletikës në Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi e mori ftesën e pjesëmarrjes.

Kjo do të jetë hera e dytë që Hajdari do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike, pas debutimit në Rio 2016.

Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Federata e Atletikës e Kosovës kanë pranuar ftesën sipas vendit të rezervuar për univerzalitet.

Musa garon në disiplinën 800 metra vrapim.

Sporti i atletikës dhe notit marrin ftesa të veçanta nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike dhe krahas një ftese të ndarë për atletikën, sporti i notit pritet të ketë dy ftesa, për të cilat KOK-u është në pritje të konfirmimit.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka 11 sportistë, përfshirë dy të notit, të cilët do të përfaqësojnë vendin në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Lojërat Olimpike Tokio 2020 mbahen prej 23 korrik – 8 gusht 2021./Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement