Edhe pse u eliminua me Real Madridin e tij, Kylian Mbappé nuk e ka humbur rastin për të vazhduar të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve, por tash si tifoz.
Mbrëmë, ish-ylli i Paris Saint-Germainit asistoi në fitoren e parisienëve ndaj Arsenalit (1:0), duke e festuar golin e shokut dhe bashkëlojtarit të tij në Kombëtare, Ousmane Dembélé me një mesazh në Instagram:
“Një mushkonjë – pseudonimi i Dembeles – është një zemër”, shkroi ish-futbollisti i Monacos dhe i PSG-së.
Përkundër largimit të bujshëm “gratis” në drejtim të Real Madridit dhe kërkesën ndaj klubit prej 55 milionë eurosh për rroga dhe për bonuse të vonuara, Mbappé ka dashur ta demonstrojë respektin dhe dashurinë që e ka për PSG-në.
“Ishte një nder të luaja atje për shtat vjet. Nëse do të shkoja në Real Madrid, do të qëndroja atje përjetë”, kishte deklaruar ylli francez për “beIN Sports”, përcjell “Gazeta Express”.
26 vjeçari është duke e kaluar një sezon me ngritje e rënie në nivelin personal në Spanjë: 33 gola në 50 ndeshje, por ekipi madrilen pati dështime të mëdha në Ligën e Kampionëve, në Copa del Rey dhe në Superkupën e Spanjës.
Edhe në La Liga, Reali mbetet katër pikë prapa Barcelonës, me pesë xhiro deri në fund të sezonit.
Mbappé nuk po bën keq, por as aq mirë sa që pritej nga ai.
E në garë për Topin e Artë, shoku i tij Dembele është sigurisht në avantazh të madh. /Gazeta Express
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...