string(114) "mustafa-i-ldk-se-cmimi-i-rrymes-rritet-per-heren-e-trete-cmimet-shperthejne-vv-del-me-nje-video-ku-tregon-perralla"

Mustafa i LDK-së: Çmimi i rrymës rritet për herën e tretë, çmimet shpërthejnë, VV del me një video ku tregon përralla

Lajme

Gazeta Express

25/03/2025 10:24

Besian Mustafa i LDK-së ka reaguar për një video të shpërndarë nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila në një klip të publikuar sot rendit disa “suksese të rëndësishme” gjatë mandatit katërvjeçar.

Por, Mustafa thotë se kjo video u shpërnda për të hedhë një “grusht hi syve” në një kohë kur çmimi i rrymës po rritet për herën e tretë gjatë kësaj qeverie dhe kur çmimet e produkteve janë të larta.

Lexo Edhe:

“Tash që rritet çmimi i rrymës për herën e tretë gjatë kësaj qeverie e çmimet e produkteve ushqimore kanë shpërthyer, VV del me një video ku tregon përralla për “sukseset” e saj. “Hedhju një grusht hi syve, i hajnë rrenat këta, qy!””, ka shkruar ai.