string(128) "na-martohemi-pse-ka-thene-tezja-zana-avdiu-flet-per-mentalitetin-kosovar-ne-kosova-live-i-reagojne-juliana-nura-dhe-azdren-shala"

“Na martohemi pse ka thënë tezja”, Zana Avdiu flet për mentalitetin kosovar në KOSOVA LIVE, i reagojnë Juliana Nura dhe Azdren Shala

Lajme

Gazeta Express

07/04/2025 17:14

Zana Avdiu thotë se disa çështje shoqërisë kosovare duhet t’u shpjegosh “si fëmijëve të vegjël”.

Në KOSOVA LIVE në t7, ajo tha se “dallimi mes shoqërisë sonë dhe fëmijës, është që fëmija mëson, këta nuk mësojnë, për arsye se s’e përdorin arsyen”.

Lexo Edhe:

Si shembull konkret, e mori martesën, para së cilës tha se kosovarët nuk shtrojnë shumë pyetje mbi sfidat që ajo sjell.

“Na martohemi pse më ka thënë tezja. Janë martu fëmijët e tezes, duhet me u martu edhe unë”, tha Avdiu.

“Je tu e tepru se s’është bash ashtu”, i reagoi Juliana Nura, duke thënë se kosovarët “e përdorin arsyen”.

Më pas reagoi edhe Azdren Shala, i cili i tha Zana Avdiut se “me mendu qysh po thu ti, s’martohen kurrë njerëzit”.