“Na nuk marrim pjesë në grupe hiç, na e lujmë çerekfinalen me Italinë, gjysmëfinalen me Kroacinë edhe finalen me Spanjën” - Gazeta Express
string(117) "na-nuk-marrim-pjese-ne-grupe-hic-na-e-lujme-cerekfinalen-me-italine-gjysmefinalen-me-kroacine-edhe-finalen-me-spanjen"

Futboll

Gazeta Express

04/06/2024 12:50

“Na nuk marrim pjesë në grupe hiç, na e lujmë çerekfinalen me Italinë, gjysmëfinalen me Kroacinë edhe finalen me Spanjën”

Futboll

Gazeta Express

04/06/2024 12:50

Në emisionin sportiv “Favorit” në T7 në fundjavën që shkoi u diskutua ndër të tjera edhe për Kombëtaren shqiptare, respektivisht për pjesëmarrjen e saj në Euro 2024.

Panelistët u pajtuan se pjesëmarrja e Kuqezinjve në Kampionat Evropian është më e rëndësishmja, por u shprehën optimistë se trupa e Sylvinhos mund të nxjerrë edhe pikë në Grupin B, ku janë pjesë edhe Spanja, Italia e Kroacia, shkruan “Gazeta Express”.

Taulant Dajaku e bëri një përshkrim interesant të eksperiencës së “Shqiponjave” në evenimentin që do të mbahet në Gjermani.

“Na nuk marrim pjesë në grupe hiç, na e lujmë çerekfinalen me Italinë, gjysmëfinalen me Kroacinë edhe finalen me Spanjën”, deklaroi ai.

Për ta parë të plotë emisionin “Favorit” në Youtube mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement