“Na s'i dojna kupat, kupat na dojne neve!”, reagimi i Prishtinës pas triumfit në Superkupë - Gazeta Express
string(84) "na-si-dojna-kupat-kupat-na-dojne-neve-reagimi-i-prishtines-pas-triumfit-ne-superkupe"

Sport

Gazeta Express

11/12/2022 20:51

“Na s’i dojna kupat, kupat na dojne neve!”, reagimi i Prishtinës pas triumfit në Superkupë

Sport

Gazeta Express

11/12/2022 20:51

Sigal Prishtina e ka fituar trofeun e Superkupës së Kosovës.

Skuadra kryeqytetase shënoi fitore bindëse sonte në finalen ndaj Trepçës, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve përfundoi me rezultatin 73:54.

Pas këtij triumfi ka reaguar edhe klubi kryeqytetas përmes rrjeteve sociale.

Në postimin e faqes zyrtare të klubit thuhet: “Na s’i dojna kupat, kupat na dojne neve!”.

Klubi i Prishtinës gjithashtu ka njoftuar se sonte do të ketë festë në sheshin “Zahir Pajaziti”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement