Nadal vazhdon rekordin, triumfon në finalen e “French Open 2022” - Gazeta Express
string(61) "nadal-vazhdon-rekordin-triumfon-ne-finalen-e-french-open-2022"

Sport

Gazeta Express

05/06/2022 18:14

Nadal vazhdon rekordin, triumfon në finalen e “French Open 2022”

Sport

Gazeta Express

05/06/2022 18:14

Rafael Nadal ka triumfuar në “French Open 2022”, pasi mposhti në finale norvegjezin, Casper Ruud.

Spanjolli fitoi në sete 6:3, 6:3 dhe 6:0, duke u bërë kështu kampioni më i vjetër në histori të këtij turneu, shkruan Gazeta Express.

Për Nadalin është kjo hera e 14-të që triumfon në “French Open”.

36-vjeçari gjithashtu vazhdon edhe rekordin e tij, tani me 22 tituj të fituar në “Grand Slam”.

Prapa Nadalit renditen Roger Federer dhe Novak Djokovic me 20 sosh. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement