Nagelsmann: S’kemi presion, jemi të përgatitur mirë për Danimarkën - Gazeta Express
string(63) "nagelsmann-skemi-presion-jemi-te-pergatitur-mire-per-danimarken"

Nagelsmann: S’kemi presion, jemi të përgatitur mirë për Danimarkën

Sport

Gazeta Express

29/06/2024 12:46

Faza e grupeve mbaroi dhe sot nisin ndeshjet me eliminim direkt të Europianit.

Zvicër-Itali (18:00) dhe Gjermani-Danimarkë (21:00) janë dy duelet e para të raundit të 1/8-ve.

Lexo Edhe:

Trajneri i kombëtares Gjermani, Julian Nagelsmann nuk e cilëson aspak problem çështjen e presionit përpara takimit kundër vikingëve.

“Ndihem i lehtësuar, jam komplet i lirshëm, sepse jemi përgatitur shumë mirë për Danimarkën.

Dhe kur punon fort e përgatitesh për gjithçka, çdo detaj, atëherë nuk ka si të mos e bësh gjumin e qetë. Unë e kam të qartë se çfarë është në gjendje të arrijë Kombëtarja jonë. Djemtë do të zbresin në fushë për fitore.

Shpresoj t’i realizojmë pritshmëritë e mëdha që Federata dhe tifozët kanë ndaj nesh.

Uroj t’i kënaqim të gjithë“, u shpreh trajneri i një prej favoritëve për triumfin final në Gjermani 2024.