Napoli – Barça: Messi e viziton San Paolon për herë të parë, formacionet - Gazeta Express
string(68) "napoli-barca-messi-e-viziton-san-paolon-per-here-te-pare-formacionet"

Gazeta Express

25/02/2020 19:58

Napoli – Barça: Messi e viziton San Paolon për herë të parë, formacionet

Gazeta Express

25/02/2020 19:58

Barcelona do ta rinisë fushatën e saj në Ligën e Kampionëve si mysafire e Napolit për ndeshjen e parë të 1/8 së finales mes tyre.

Napoli e pret Barçën në San Paolo për takimin e parë të fazës së 16 më të mirëve në Champions, i cili nis në orën 21:00, raporton Gazeta Express.

Kjo do të jetë hera e parë që Messi luan në tempullin e Diego Armando Maradonës, San Paolo.

Barça vjen në këtë takim në një formë mbresëlënëse, pas katër fitoreve radhazi, përfshirë atë shkatërruese 5:0 kundër Eibarit, në të cilën Messi i shënoi katër gola.

Ky do të jetë takimi i parë mes Napolit dhe Barçës në një garë zyrtare.

Edhe Napoli vjen në formë të mirë në këtë takim, pasi i ka fituar tri ndeshjet e fundit, përfshirë kundër Interit në Kupën e Italisë.

Formacionet zyrtare: NapoliBarcelona

Advertisement
Advertisement
Advertisement