Sulmuesi italian është bërë objektiv i disa klubeve falë paraqitjeve të shkëlqyeshme me Lazion
Ciro Immobile është bërë objektiv i klubeve të njohura falë paraqitjeve pozitive me Lazion, shkruan Gazeta Express.
Njëri prej klubeve që e do sulmuesin italian është edhe Napoli.
Trajneri Gennaro Gattuso e pëlqen tej mase përfaqësuesin italian.
30 vjeçari nuk dëshiron të nënshkruajë kontratë të re me “Biancocelesti” dhe largimi i tij duket të jetë i pashmangshëm.
Immobile i ka realizuar 27 gola në 26 ndeshje në Serie A këtë sezon deri tash me Lazion.
Ai është njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në Itali. /Gazeta Express/