Napoli i hap bisedimet me Mertensin për kontratën e re - Gazeta Express
string(54) "napoli-i-hap-bisedimet-me-mertensin-per-kontraten-e-re"

Gazeta Express

26/02/2020 18:40

Napoli i hap bisedimet me Mertensin për kontratën e re

Gazeta Express

26/02/2020 18:40

Klubi italian duket se është i interesuar për ta vazhduar bashkëpunimin me përfaqësuesin belg

Napoli nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Dries Mertens.

Mediumi italian “Sky Sport” shkruan se klubi italian duket se është i interesuar për ta vazhduar bashkëpunimin me sulmuesin e rrezikshëm, përcjell Gazeta Express.

Përfaqësuesit belg i skadon kontrata aktuale në fund të këtij sezoni.

Mirëpo, klubi nga “San Paoli” e ka bërë gati një ofertë të re për t’ia propozuar futbollistit, i cili shënoi gol të bukur ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve mbrëmë.

Mertens është njëri prej golashënuesve më të mirë në histori të Napolit.

Për të thuhet se interesim ka shfaqur Interi. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement