“Ndoshta edhe neve analisteve ish desht me na zgjedhë me shumicë votash”, ka deklaruar gazetari Dukagjin Gorani në “Pressing” të T7, teksa komentoi zhvillimet në Kuvendin e Kosovës, ku tash e një kohë ka ngërç në pamundësi për ta zgjedhur të parin e Kuvendit.
Lëvizja Vetëvendosje ka kandiduar Albulena Haxhiun, por s’e ka shumicën parlamentare, ndërkaq opozita nuk po e voton pasi e konsideron Haxhiun si “figurë përçarëse”.
E Gorani thotë se shoqëria nuk është në krizë të legjimitetit, sipas tij elektorati ka votuar pikërisht për këtë; përplasje, krizë dhe thirrje për të mos lëshuar pe.
Gorani është skeptik për këtë situatë, duke thënë se është thuajse e pamundur që të dilet nga një situatë e tillë.
“Ka më së shumti vota është gruaja më e votuar, çfarë lidhje ka me situatën cilën e kemi në Kuvend. Nëse e shikon prej së largu duket sikur shoqëria është në një krizë të legjimitetit kur sistemi politik nuk i përshtatet ose nuk i përmbush pritjet e shoqërisë e elektoratit. A është kështu, ne jemi në krizë por jo të legjitimitetit, meqë mendoj që aktorët politikë e sidomos pushteti është duke u sjellur brenda rolit që ka, pritjet e elektoratit janë ka përmbushën që ka me ardhur deri te përplasja, se duhet me u shkaktu krizë edhe mos me lëshu pe”, ka thënë Gorani. /Gazeta Express