string(111) "nasim-haradinaj-thumbon-deputetet-jane-te-zene-me-luftera-politike-qytetaret-ta-kene-krejt-fokusin-te-specialja"

Nasim Haradinaj thumbon deputetët: Janë të zënë me luftëra politike, qytetarët ta kenë krejt fokusin te Specialja

Lajme

Gazeta Express

25/04/2025 15:05

Nasim Haradinaj nga OVL e UÇK-së tha se qytetarët e Kosovës muajt e ardhshëm duhet ta kenë fokusin te Gjykata Speciale.

Sipas tij, qytetarët këtë duhet ta bëjnë meqë ata që e kanë “detyrim ligjor janë të zënë me luftëra politike”, duke iu referuar bllokadës në Kuvendin e Kosovës.

Lexo Edhe:

“Meqë ata që e kanë detyrim ligjor janë të zënë me luftëra politike, i lus krejt qytetarët e Kosovës që në muajt e ardhshëm krejt fokusin ta kenë te Gjykata Speciale.

Ai tha se presioni qytetar duhet të jetë i madh-që te këtë një përfundim sa më të shpejtë të këtij procesi “që ky proces të jetë fer dhe i paanshëm”./Express/