Analisti Mentor Nazarko ka komentuar rreth përpjekjve që po bëhen në Kosovë për formimin e institucioneve. Ai ka thënë se Kosova nuk e ka luksin të hyjë në një cikël të qeverive të dobëta apo qeveri afatshkurta.
“Për shkak të situatës në të cilën ndodhemi, për shkak të luftës në Ukrainë, për shkak të ndryshimit të administratës në SHBA, dhe përballë Serbisë duhet një qeveri sa më e përbashkuar, me bazë të gjerë”, tha ai në RTK.
Duke folur raportet e Qeverisë Kurti me Perëndimin, Nazarko tha se po të kishte marrëdhënie të mira qeveria e Kosovës me NATO-n, me SHBA-në, me BE-në me KFOR-in, Banjska nuk do të kishte ndodhur.
“Pra e gjithë incidentet që kanë ndodhur në veri është pasojë e prishjes së raporteve të Kosovës me Perëndimin. Serbia e pa që Kosova u dobësua për shkak të prishjes së marrëdhënieve me Perëndimin dhe ndërtoi një incident që ishte provë nëse mund të shtyjë më përpara apo jo”, tha Nazarko