Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e mbi 2 milionë eurove për Policinë e Kosovës.
Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka treguar se këto shtesa dedikohen për kompensimin e orëve jashtë orarit të punës për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
“Policia e Kosovës obligohet të angazhohet edhe në orare jashtë punës. PK-ja akumulon edhe orë që janë të pakompensuara”, është shprehur ai.
Mustafa ka saktësuar se shifra është 2 milionë e 52 mijë euro. Nga ana tjetër, zv/ministri i Financave, Fatmir Gashi, theksoi se dikasteri i tij obligohet që nga kursimet e 2019-ës të barten mjetet për Policinë e Kosovës.