Ish-ambasadori shqiptar Shaban Murati është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.
Ish-ambasadori ka mbyllur sytë përgjithmonë në orët e para të mëngjesit të 14 shkurtit.
I lindur më 2 shtator 1945, Murati ishte një figurë e spikatur në diplomacinë dhe publicistikën shqiptare, duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e politikës së jashtme të vendit.