string(63) "ndahet-nga-jeta-margarita-xhepa-kryeministri-rama-lamtumire-yll"

Shqiperi

Gazeta Express

03/04/2025 13:25

Ndahet nga jeta Margarita Xhepa, Kryeministri Rama: Lamtumirë Yll

Shqiperi

Gazeta Express

03/04/2025 13:25

Kinematografia dhe teatri shqiptar humbën sot një nga figurat më të mëdha të artit skenik. Margarita Xhepa, ikonë e skenës dhe ekranit shqiptar, është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare.

Lajmi ka prekur artistët dhe artdashësit në mbarë vendin, ndërsa figura të njohura të politikës dhe kulturës kanë shprehur ngushëllimet e tyre.

Lexo Edhe:

ryeministri Edi Rama, në një reagim në rrjetet sociale, publikoi një kolazh fotosh nga momentet artistike të Xhepës, duke e përshëndetur me fjalët: “Lamtumirë Yll”.

Me një karrierë të jashtëzakonshme, Margarita Xhepa ka dhuruar mbi 150 role në teatër dhe 32 role në kinematografi, duke u bërë një nga personalitetet më të spikatura të artit shqiptar.