string(71) "ndalohen-tre-persona-ne-shkup-dyshohen-per-plackitje-te-disa-te-miturve"

Maqedoni

Gazeta Express

17/04/2025 11:11

Ndalohen tre persona në Shkup, dyshohen për plaçkitje të disa të miturve

Maqedoni

Gazeta Express

17/04/2025 11:11

MPB Maqedoni njofton se dje 16.04.2025 rreth orës 23:30 në zonën e Bit Pazarit në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria personat S.A.(19) nga fshati Kondovë, M.I. (22) dhe R.F. (20), të dy nga Shkupi.

“Ata dyshohet se rreth orës 22:25 me kërcënim u kanë marrë para pesë të miturve nga fshati Kuçevishtë i Shkupit në një stacion autobusi në zonën e Bit Pazarit, ndërsa pasi janë larguar nga vendi kanë përgjuar dy të mitur të tjerë nga fshati Idrizovë dhe Trubarevë e Shkupit”.

Lexo Edhe:

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, me procedurë të shpejtë ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB.