Ndalohet i dyshuari për krime lufte kundër popullsisë civile në komunën e Malishevës - Gazeta Express
string(84) "ndalohet-i-dyshuari-per-krime-lufte-kunder-popullsise-civile-ne-komunen-e-malisheves"

Ndalohet i dyshuari për krime lufte kundër popullsisë civile në komunën e Malishevës

Lajme

Gazeta Express

27/06/2024 18:53

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se sot ka ndaluar një person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 të Ligjit Penal të ish- Jugosllavisë.

“Hetimet preliminare tregojnë se i dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë, ndaj popullsisë civile në fshatin Panorc Komuna e Malishevës, ka kryer krime të luftës”, thuhet në njoftim, transmeton Express.

Lexo Edhe:

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit të përkohshëm dhe ndalimit për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të dërgohet para Gjyqtarit të procedurës paraprake, për procedurë të mëtutjeshme, thuhet në njoftim.