string(67) "ndalohet-nje-person-ne-vermice-dyshohet-per-kultivim-te-narkotikeve"

Ndalohet një person në Vermicë, dyshohet për kultivim të narkotikëve

Lajme

Gazeta Express

05/04/2025 16:40

Një person është ndaluar në Vermicë pasi që i njëjti dyshohet për kultivim të narkotikëve, shkruan Gazeta Express.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Lexo Edhe:

Ai ka deklaruar edhe se i dyshuari është ndaluar për 48 orë, dhe se për të prokuroria është duke përgatitur kërkesën për masën e paraburgimit.

‘‘Është ndaluar një person në Vermicë i cili dyshohet për kultivim të narkotikëve në plantacionin e madh që është kapur para disa muajsh ku kanë qenë mbi afër 3 mijë kilogram drogë. Dhe për këtë çështje prokurori i shtetit e ka ndaluar për 48 orë personin e dyshuar dhe aktualisht është duke e përpiluar kërkesën për masën e paraburgimit”, ka thënë ai. /GazetaExpress