string(96) "nderprerja-e-punimeve-ne-shesh-bajrami-akuzon-pushtetin-qendror-bllokuesve-duhet-tu-thuhet-mjaft"

Lajme

Gazeta Express

30/04/2025 10:12

Ndërprerja e punimeve në shesh, Bajrami akuzon pushtetin qendror: Bllokuesve duhet t’u thuhet mjaft

Lajme

Gazeta Express

30/04/2025 10:12

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë sa më parë kundër bllokuesve të punëve publike, referuar këtu ndërprerjes së punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”.

Bajrami teksa ka publikuar publikuar një shkresë të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore, ku thuhej se hapësira ku po zhvilloheshin punët nuk është pjesë e zonës mbrojtëse të Qendrës Historike të Prishtinës, ka thënë se Policia e Kosovës, Inspektoratet e të tjera nuk duhet të lejojnë të instrumentalizohen e keqpërdoren nga deputetët e LVV-së.

Lexo Edhe:

“Institucionet e Republikës së Kosovës siç janë Policia e Kosovës, Inspektoratet e të tjera nuk duhet të lejojnë të instrumentalizohen e keqpërdoren nga deputetët e LVV-së, të cilët tashmë kanë shkelur betimin e deputetit, ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Xhelal Sveçla, Hajrullah Çeku dhe ish-ministra të tjerë, tashmë deputetë nuk kanë asnjë autorizim apo autoritet më shumë se deputetët e tjerë të Kuvendit të Kosovës. Prandaj askush s’duhet të ju nënshtrohet dhe të përfillë urdhrat dhe kërkesat e tyre, joligjore dhe për interesa të ulëta politike”, shkruan Bajrami.

Ajo tutje ka akuzuar pushtetin qendror se tash e katër vite nuk ka lënë komunë pa e bllokuar – herë duke ndalur fondet, e herë projektet.

“LVV, tash e katër vite përmes pushtetit, nuk ka lënë komunë pa e bllokuar – herë duke ndalur fondet, e herë projektet. Por ngjarjet e ditëve të fundit, me rastin e sheshit “Xhorxh Bush”, nuk janë vetëm kundër Komunës së Prishtinës, por edhe kundër vetë qytetarëve – një skandal më vete. Bllokuesve dhe uzurpatorëve, të cilët paradite dërgojnë letër se gjithçka është në rregull dhe pasdite përdorin policinë për të ndërprerë punimet, duhet t’u thuhet: mjaft! Institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë sa më parë kundër bllokuesve të punëve publike e uzurpatorëve të posteve qeveritare!”, ka shkruar Bajrami.